Kryeministri Edi Rama i thotë Partisë Demokratike që ta harrojë qeverinë teknike. Në fjalimin e përjavshëm në rrjetin social, Facebook, Rama ftoi edhe një herë tjetër PD-në për të dialoguar.
“Thirrja ime: bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që duhet. Të dialogojmë për gjithçka që kemi në dorë. PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo nga çadra e Partisë Demokratike. Me dinjitetin e Shqipërisë ne nuk luajmë. E shkuara nuk do të përsëritet më. E ardhmja do të vendoset më 18 qershor. Vetëm populli do të mund ta vendosë me votë”- u shpreh Rama.
Kryeministri Rama i ka kërkuar Partisë Demokratike që të rishohë vendimin për Kavajën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu