Kryesore
Kamionë, kamionçina, furgonë… me këto do ndalim ‘rrezikun’ rus?
Kush kërkon të ndërhyjë për të trazuar sigurinë në Ballkan, do të marrë përgjigjen që meriton. Kështu u përgjigj ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pyetjes në lidhke me trysninë që Rusia kërkon të vendosë në Ballkan.
“Çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatat e sigurisë apo situatat e ekuilibruara tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kam parasysh Ballkanin e 20 viteve më përpara që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton.
Ballkani vazhdon të mbetet një qoshe e Europës shumë e rëndësishme, këtë e tregon edhe fakti që misioni më jetëgjatë i NATO-s është pikërisht në Ballkan, ai i ‘KFOR’, i cili do të vazhdojë të ketë dhe të mbajë detyra dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuara me qëllim mbajtjen e stabilitetit në këtë rajon.
Ky mision nuk mjafton. Puna jonë e përbashkët i bashkangjitet këtij misioni dhe e bën rajonin përtej gjithë problematikës dhe politikës së brendëshme që konsumon, një rajon të sigurt, jo vetëm përballë sulmeve që vijnë nga Lindja, por sigurisht edhe përballë sulmeve që vijnë edhe nga Jugu.
Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë sepse rruga jonë Euro-Atlantike e vendeve që aderojnë ose janë pjesë e strukturave Euro-Atlantike, është një rrugë pa kthim”,- tha Kodheli gjatë një konference që mbajti në Tiranë me homologun e saj malazez, Predrag Boskoviç.
Nderkohe ministri Boshkoviç, tha se, është e pakundërshtueshme fakti që forca të sigurisë ruse janë përpjekur që të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme në zgjedhje dhe me këtë çështje merren sistemet institucionale malazeze.
Në takimin mes tyre, dy ministrat u ndalën pikërisht tek situata e sigurisë në Ballkan dhe tek mbështetja që Shqipëria i ka dhënë dhe vijon t’i japë integrimit të Malit të Zi në NATO.
Ministri Boskoviç përmendi rastin e atentatit të dështuar ndaj ish-kryeministrit Gjukanoviç, pas të cilit dyshohet se fshihen faktorë rusë.
Ai theksoi se autoritetet janë duke vijuar hetimet pavarësisht propagandës që përhapet në media. Por për ministrin, vendet e rajonit nuk duhet të bien pre e këtyre ngjarjeve.
“Në këtë rajon nuk banojnë rusët, por ne. Dhe ne jemi shumë të interesuar për të mos krijuar konflikte këtu në rajon”,- tha Boskoviç.
Më e ashpër në qëndrimin e saj ishte ministrja Kodheli.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu