Të gjithëve na ka ndodhur—ora shkon 14:00 dhe energjitë e fokusi janë në pikiatë. Konsumimi i një dreke plot karbohidrate, mospirja mjaftueshme e ujit dhe të qëndruarit ulur për një kohë t gjatë janë kontribuues në gjumin që të rëndon qepallat. Një tjetër filxhan kafe nuk është gjithmonë përgjigja më e mirë— teprimi me kafeinën mund ta dehidratojw trupin dhe ta rëndojë lodhjen, prandaj provo këto gjashtë ushqime që të japin energji dhe luftojnë lodhjen e drekës.
Farat chia
Farat chia jo vetëm që mund të përdoren me gjithçka, por janë edhe të pasura në vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibër, kalcium dhe magnez, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me energji të trupit tënd. Plus, fibra dhe karbohidratet e ngadalta që gjenden te farat chia të japin energji që zgjat gjithë ditën. Përziej një lugë çaji në smoothie-n e mëngjesit për energji që zgjasin gjithë ditën, ose përdori me kos, për një zëmër pasditeje të mbushur me proteina.
Spinaqi
Spinaqi mund të përzihet në një smoothie, të përdoret në omëletën apo të hahet sallatë për të luftuar lodhjen e pasdites. Një racion spinaq ka përbërësin kryesor që kontribuon në rritjen e nivelit të energjisë: hekurin. Hekuri është kyç për prodhimin e adenozinë-trifosfatit, burim energjisë për trupin tënd.
Farat e kungullit
Një grusht fara kungulli është gjithçka të duhet për një dozë të mirë hekuri dhe magnezi. Magnezi aktivizon enzimat tretëse, të cilat e shpërbëjnë ushqimin që trupi yt përdorë si energji. Një grusht fara kungulli përmban 74 miligram magnez, gati 19 për qind të vlerës që rekomandohet të merret çdo ditë, dhe pesë gramë proteinë, gati 10 për qind të vlerës së rekomanduar.
Pjepri/Bostani
Uji mund të japi energji, kështu që edhe ushqimet që e hidratojnë trupin ta rrisin energjinë. Frutat që përmbajnë shumë ujë, si pjepri dhe shalqiri, që janë më shumë se 90 për qind ujë, e ndihmojnë trupin tënd që të luftojë lodhjen e mesditës. Shalqiri gjithashtu e furnizon trupin tënd me fruktozë, një sheqer natyral që tretet ngadalë për të siguruar energji për një kohë të gjatë.
Fëstëkët
Fëstëkët janë plot Vitaminë B6, magnez, hekur dhe mangan, të gjitha ndihmuese në prodhimin e energjisë. Bajamet, arrat shqeme (cashews) dhe kikirikët janë gjithashtu në listën e arrave të pasura me magnezium. Fëstëkët janë gjithashtu shumë të pasur me proteina: 28 gramë fëstëkë përmbajnë gjashtë gramë proteinë. Vetëm bëj kujdes me masën, sepse arrat kanë shumë kalori dhe yndyrë.
Çaji jeshil
Kur energjitë fillojnë e shterojnë në orët e pasdrekes, e njëjta gjë ndodh edhe me produktivitetin. Merr një dozë të mirë energjie dhe jepi hov fokusit me një filxhan çaji jeshil. Një filxhan çaji jeshil përmban më pak kafeinë se një filxhan kafe (kështu që nuk të fillon aritmia) por ka mjaftueshëm për të të zgjuar. Çaji jeshil është gjithashtu i pasur me L-teanine, një aminoacid që ndihmon trurin të jetë në formën e tij më të mirë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu