Lidhu me ne

Kryesore

Formula e pikëve për të fituar kredinë e strehimit

Formula e pikëve për të fituar kredinë e strehimit

Skema se si vlerësohen me pikë treguesit e kushteve ekonomike, atyre sociale, kushteve të strehimit, si dhe kriterit familjar. Niveli minimal dhe maksimal i të ardhurave që duhet të sigurojnë familjet aplikuese për të siguruar një nga 1000 kreditë e planifikuara për këtë vit
Pranvera Kola – DITA
Përzgjedhja e familjeve në nevojë që do të përfitojnë nga programi i kredive të buta të strehimit ndalet në vlerësimin e katër kritere specifike, të cilat kanë të bëjnë me kushtet e strehimit, kushtet familjare, situatën sociale, si dhe kriterin ekonomik.
Për secilin nga treguesit e këtyre kritereve është përcaktuar edhe skema e pikëve me të cilat do të vlerësohen të gjitha dosjet e individëve dhe familjeve që kalojnë fazën e parë seleksionuese.
Pikëzimi i këtyre kritereve do të bëhet nga Komisioni i Strehimit në Bashkinë e Tiranës, që është edhe organi përgjegjës për hartimin e listës së përfituesve që do të kalojnë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, çka i hap udhë lidhjes konkrete të marrëveshjes me bankat e përzgjedhura ku do të merret kredia. Bashkangjitur shkrimit gjendet e detajuar skema e plotë e pikëve për të gjithë këta tregues.
Në vendimin e miratuar disa ditë më parë nga Këshilli Bashkiak për rihapjen e programit të kredive të buta të strehimit, saktësohet se për 2017 do të shpërndahen në total rreth 1000 kredi. Referuar kërkesave të paraqitura në vite për nevoja strehimi, është planifikuar nga autoritetet vendore që rreth 51 për qind e kredive do të shkojnë për familjet që plotësojnë kushtet për të marrë garsonierë, 22 për qind për aplikuesit që plotësojnë kushtet për apartamente të tipit 1+1, ndërsa 20 për qind do jenë për apartamente të tipit 2+1, si dhe 8 për qind apartamente për familje me shumë anëtarë të tipit 3+1.
Masa e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet që do të përfitojnë nga programi i kredive të lehtësuara, do të jetë i barabartë me diferencën që rezulton ndërmjet interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, me interesin prej 3 për qind që paguan familja mbi principalin e kredisë. Niveli i kredisë që përfiton secili aplikues varet nga numri i pjesëtarëve të familjes, si dhe niveli i të ardhurave të kërkuara.
Pikët për kriterin e strehimit
Për kriterin e strehimit do të vlerësohen me pikë sipas një skemë të përcaktuar pesë tregues kryesorë.
Kështu, aplikuesi vlerësohet me pikë nëse nuk disponon apartament në pronësi, kur banon në ambiente që janë në rrezik shembjeje, kur banon në ambiente të mbipopulluara sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi të strehimit, kur kanë ngelur, ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, ose nga zbatimet e proceseve gjyqësore, si dhe në rastet kur aplikuesi është nga radhët e familjeve të shpronësuara, të cilat kanë dalë të pastreha nga zbatimi i Aktit Normativ, nr.3 datë 1.8 2012, apo nga investime publike të kryera nga Bashkia e Tiranës.
Vlerësimin me pikë që përfitoni për secilin nga këto tregues e gjeni të detajuar në tabelën bashkangjitur shkrimit. Në total pikët e përcaktuara për kriterin e strehimit janë 20.
Pikët për kriterin e kushteve familjare
Vlerësimi total për këtë kriter është 28 pikë, ku treguesit identifikojnë edhe numrin e pjesëtarëve të familjes.
Konkretisht, treguesit që vlerësohen me pikë në këtë kriter janë:  vlerësimi i familjeve njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, pikë të përcaktuara për familjet e reja që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, apo persona në pension, por që janë pa apartamente banimi, apo pasuri të tjera të ngjashme, në familjet me më shumë se tre fëmijë, si dhe familjet e reja, ku mosha e çiftit bashkëshortor në total është deri në 70 vjeç.
Pikët për vlerësimin e kushteve sociale
Sa i takon këtij kriteri, Komisioni i Strehimit do të vlerësojë aplikimet e paraqitura për disa tregues, që kanë të bëjnë me praninë e personave më aftësi të kufizuara, personat me statusin e jetimit që nga çasti i daljes prej institucioneve të përkujdesit shoqëror, e deri në moshën 30 vjeç, emigrantët e kthyer, familjet e policëve të rënë në detyrë, viktimat e dhunës në familje, si dhe përfaqësuesit e komunitetit rom dhe egjiptian.
Nga vlerësimi i këtyre treguese për kriterin e kushteve sociale mund të sigurohen në total 22 pikë. Referuar nivelit të pikëve për secilin tregues, identifikohen edhe kategoritë që janë më prioritare për të përfituar nga ku tregues.
Ndryshe nga sa ndodh me tre kriteret e tjera, për kriterin e kushteve sociale lejohet edhe mbledhja e pikëve të treguesve përkatës, çka do të thotë se nëse një aplikues plotëson një, ose më shumë tregues të këtij kriteri, pikët mund të mblidhen dhe t’i shtohen më pas rezultatit final të tre kritereve të tjera.

Pikët për kriterin ekonomik
Kriteri ekonomik ka edhe ndikimin më të madh në vlerësimin e familjeve që do të mund të përfitojnë nga programi i strehimit, pasi në total vlerësohet me 30 pikë. Konkretisht, për këtë kriter do të vlerësohen tre tregues, që janë:
“Të ardhurat nën 80 për qind të të ardhurave mesatare, të ardhurat nga 80 deri në 100 për qind të të ardhurave mesatare, si dhe të ardhurat nga 100 deri në 120 të të ardhurave mesatare”.
Shpenzimet mujore të një familjeje bazë me katër anëtarë sipas të dhënave të deklaruara nga INSTAT llogariten në vlerën 81,710 lekë. Aplikuesit do të vlerësohen me pikë vetëm për njërin nga tre treguesit e këtij kriteri, pikëzimin e të cilëve e gjeni në tabelën bashkangjitur shkrimit.
Si do llogariten pikët finale për të gjithë treguesit
Në llogaritjen e pikëve për individët dhe familjet aplikuese në këtë program, komisioni i strehimit do të marrë për bazë një sërë rregullash.
Pikët maksimale që mund të përfitojë një familje në total nga vlerësimi i të katër kritereve janë 100 pikë. Por, nuk mund të mblidhen brenda për brenda një kriteri pikët e treguesve përkatës për kushtet e strehimit, ato ekonomike, si dhe kushtet familjare.
Ndërsa pikët e treguesve të kriterit social mund të mblidhen me njëri-tjetrin sipas skemës së përcaktuar, të cilën e gjeni në tabelën bashkangjitur shkrimit.
Kategoritë që kanë të drejtë të aplikojnë për kreditë e buta të strehimit
Sipas përcaktimeve të detajuara në vendim, kanë të drejtë që të aplikojnë për të përfituar nga programi i kredive individët që në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç, familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi banesë, familjet që jetojnë në ambiente me sipërfaqe më të ulët se sa normat e miratuara të strehimit, si dhe familjet që zotërojnë të ardhura të kufizuara për të përballuar çmimet e lira në tregun e banesave.
Pas mbledhjes së aplikimeve është Komisioni i Strehimit që do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e paraqitura mbi bazën e plotësimit të këtyre katër kritereve të përmendura, si dhe dokumentacionit shoqërues. Formulari i aplikimit fillimisht plotësohet pranë njësive administrative të vendbanimit të aplikuesit.
Më pas, kërkesa për aplikim së bashku me dokumentacionin e kërkuar, duhet dorëzuar në kopje origjinale personalisht pranë zyrave të pritjes me qytetarët në Bashkinë e Tiranës, ose nëpërmjet postës në një zarf të vulosur që specifikohet vetëm për drejtorinë e strehimit.
Faza e parë e aplikimit
Muajin e ardhshëm nis zyrtarisht aplikimi për programin e kredive të buta të strehimit për familjet e pastreha të kryeqytetit. Për 2017, planifikohet shpërndarja e rreth 1000 kredive, sipas strukturave përkatëse të apartamenteve dhe kërkesave të paraqitura gjatë fazës së aplikimeve.
Hapi i parë që do të bëjë çdo familje që përmbush kriteret e përcaktuara, është plotësimi i fazës deklarative, në të cilën ju plotësoni formularin dhe vetëm deklaroni situatën e strehimit, kushtet ekonomike, ato sociale dhe kushtet familjare pranë strukturave vendore përkatëse të vendbanimit të tuaj, si dhe Bashkisë. Formularit për aplikim duhet që t’i bashkëngjisni edhe dosjen e kërkuar të dokumenteve.
Faza e dytë
Kjo fazë aplikimi fillon vetëm, pasi Bashkia ju ka përzgjedhur për t’u trajtuar me një program social strehimi, në rastin konkret,kreditë e buta të strehimit.
Për t’u përzgjedhur nga bashkia për këtë fazë, ju duhet të plotësoni, përveç kritereve që përcakton bashkia, edhe kriterin e të ardhurave. Ky i fundit i jepet Bashkisë nga Enti Kombëtar i Banesave.
Niveli i të ardhurave familjare që duhet të ketë familja për të përballuar kredinë e zbutur, apo blerjen e banesës me kosto të ulët përcaktohet nga Enti, bazuar në kushtet e kreditimit të dy bankave, me të cilat ky institucion lidh marrëveshjen përkatëse të bashkëpunimit.
Faza e tretë
Lista e qytetarëve përfitues, e miratuar me Vendimin të Këshillit Bashkiak i dërgohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave, e cila ndjek procesin e lidhjes së kontratave ndërmjet familjes së përzgjedhur dhe bankës.
Faza e katërt
Qytetarët e përzgjedhur si përfitues të kredisë së apartamenteve njoftohen zyrtarisht për procedurën që do të kryhet, strukturën e apartamentit që i takon referuar certifikatës familjare, përcaktimin e një afati 10 ditor, për lidhjen e marrëveshjes me bankën përkatëse.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix22 orë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 ditë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 ditë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix2 ditë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Facebook