Kualifikimi i mësuesve, rritje page deri në 2800 lekë
Shumë shpejt mësuesit do të futen në një sistem të shkallëzuar pagash në bazë të performancës. Ata do t’i nënshtrohen një procesi kualifikimi nëpërmjet provimeve që do të zhvillojnë çdo katër vjet. Ministria e Arsimit bën me dije se këto kualifikime do të shoqërohen edhe me rritjen e pagës mujore deri në 2800 lekë.
Testimi mund të fillojë në mesin e muajit prill, ndërsa sistemi i pikëzuar i pagesave do të aplikohet nga qershori. Në këtë proces do të përfshihen mësuesit që kanë të paktën pesë vite punë eksperiencë deri në dhjetor të vitit 2016. Janë rreth 3200 mësues që kanë aplikuar në drejtoritë rajonale arsimore për të marrë titullin mësues i kualifikuar, mësues specialist apo mësues mjeshtër.
Pas vendimit të Ministrisë së Financave që do të rrisë mesatarisht me 7% pagën e mësuesve, kjo është një mundësi tjetër për të siguruar më shumë të ardhura. Rritja e pagës pas rezultateve të provimit do të variojë nga 700 deri në 2800 lekë të reja
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu