Kryesore
Burrat nën hije lozin, kuvendojnë…! (Foto)
Në qytetin e Fierit, pranë bashkisë, ndodhet një lulishte e cila është e pajisur me stola e tavolina. Nuk kishim parë aq shumë njerëz bashkë, pa ndonjë arsye. Por ata vetë i bashkonte diçka: loja e dominosë, letrave, shahut, tavllës…Këtë vend pa frikë mund ta pagëzojmë si sheshin e burrave të Fierit! Disa luajnë, e të tjerë bëjnë sehir… të shumtë janë ata që fjalosen me njëri-tjetrin.
Ky shesh shërben dhe si vend takimi për shumë prej tyre.
Ndërkohë Programi i Rilindjes Urbane prej më shumë se një viti ka mbërritur edhe në Fier.
Bulevardi i këtij qyteti ka një pamje te re, ndërkohë bashkia po punon për hapjen e hapësirave të tjera.
“Dita” sjell këto foto nga ‘sheshi i burrave “ të Fierit…
E.Resuli – DITA
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu