Kryesore
Pushton kopertinën e një reviste në Kuvajt, ja kush është deputetja simpatike e Shqipërisë
Kush thotë që vetëm modelet shqiptare zënë faqet e para të kopertinave të huaja, e ka gabim.
Këtë herë ka qenë deputetja simpatike e parlamentit shqiptar, ajo e cila ka përfunduar në kopertinën e muajit mars, të një prej revistave të vlerësuar të Kuvajtit.
Fjala është për Esmeralda Shkjaun, deputeten e Partisë Socialiste të Qarkut Durrës, e cila ka zënë vendin kryesor në faqen e parë. Një gjë të tillë, ajo e ka bërë ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Facebook”, ku ka shpërndarë një shkrim të publikuar në revistën OSRATI MAGAZINE.
“E nderuar të isha kopertinën e muajit mars, në revistën OSRATI MAGAZINE një revistë, shumë e vlerësuar ne Kuvajt. Thank you OSRATI MAGAZINE!”, – ka shkruar Shkjau.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu