Në zemër të debatit për shfaqjen ose jo të filmave të sistemit komunist, ka dhënë mendimin e tij një personazh i njohur i kinematografisë.
“Filmat e realizuar përpara vitit 1990 duhet të transmetohen por me një lloj selektimi. Ata janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe nuk ka vend të diskutohet transmetimi dhe shfaqja e tyre. Fakti është se për të realizuar një film ne kishim producent Partinë Punës dhe ne ishim të detyruar të bënim sipas kërkesës filmin. Realizmi socialist kishte në qendër heroin pozitiv dhe ne kishim heroin pozitiv që në fund triumfonte. Por a ka vend për këtë lloj diskutimi? Unë mendoj se ky është një diskutim pa asnjë lloj vlere dhe nuk e di se si u iniciua dhe si u hap dhe për çfarë arsye. Kam të drejtë të mendoj se politikanët që nuk e bënë dot lustracionin për veten e tyre tani duan ta bëjnë ndaj filmave”- u shpreh regjisori, aktori dhe producenti Saimir Kumbaro.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu