Sipas një sondazhi të realizuar nga kompania kërkimore Gallup, shqiptarët e Kosovës (90%) dhe të Shqipërisë (70%) e shikojnë Aleancën e Atlantikut të Veriut si mbrojtje, ndërsa vendet me ndikim rus e shohin si kërcënim.Kosova, megjithëse jo një vend anëtar i NATO-s, pati mbështetje ushtarake gjatë luftës mes ish-Jugosllavisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe shqiptarët e Kosovës në një përqindje dërrmuese (90%) e shikojnë aleancën si mbrojtje. E njëjta situatë rezulton edhe për Shqipërinë (70%) sipas sondazhit të Gallup, të cilët gjithashtu e kanë mbështetur UÇK-në gjatë luftës. Por, nuk është aspak çudi që 64% e serbëve në 2016-n e shikonin NATO-n si një kërcënim, dhe vetëm 6% si mbrojtje.Shtetet e Bashkuara janë një ndër vendet themeluese të NATO-s, por angazhimi i tyre në aleancë është vënë në pikëpyetje pas dyshimeve që ka ngritur publikisht Donald Trump për rëndësinë dhe financimin e saj, përpara se të merrte detyrën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu