Kontradiktat për librat e djegur dhe rraskapitja e zjarrfikësve
Dje, para mesditës, në Bibliotekën Kombëtare ka rënë flakë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një prej institucioneve publike më të rëndësishme në vend, të ketë kaq pasiguri teknike, sidomos kur fjala është për trashëgiminë e librit.
Shkaku u tha se ishte një shkëndije elektrike që ka çuar në rënien e zjarrit, dhe nga dritaret e katit të nëndheshëm të fondeve të bibliotekës për orë të tëra dilte tym, pa fund, duke tërhequr masa njerëzish, që lëviznin në rrugë, ku më të zakonshmit lëshonin mallkime…
Një shirit i verdhë, për skenën: vendngjarje mos kalo, rrethonte trotuarin e Bibliotekës, ku prej dritareve shquheshin librat, dhe tymi që vinte nga thellësia e katit.
Në të njëjtën kohë, drejtoresha e BK, Persida Asllani ka lajmëruar mediat me mesazh se së shpejti do dilte për konferencë për shtyp, me një njoftim të posaçëm, pa caktuar orë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu