“Të rrojë partia”, dollia e parë e babait të Reiz Çiço-s në dasmën e tij
Gazetari dhe moderatori i njohur Reiz Çiço ka treguar disa detaje të veçanta mbrëmjen e djeshme për dasmën e tij dhe frikën që kishin njerëzit në atë kohë.
I ftuar në emisionin Opinion, ku u fol për heqjen ose jo nga tregu të filmave komunistë të asaj kohe, Çiço mbrojti idenë se filmat duhet të shfaqen, pasi sipas tij nëse ata nuk lejohen të transmetohen, bashkë me zhdukjen e tyre, ikin edhe vlerat e aktorëve të njohur që i kanë luajtur.
Ndërsa ishte duke mbrojtur këtë ide, Çiço tregoi edhe një detaj nga ceremonia e tij martesore, të cilin e bëri të ndihej jo mirë.
Ai tha se në dasmën e tij, babai dollinë e parë nuk e kishte ngritur për atë dhe nusen e tij, por për partinë.
“Po flas për tim atë, rahmet pastë atje ku është, kur u martova unë e dini për kë e ngriti dollinë e parë, se kishte frikë se ishin disa të ftuar atje; dollia e parë, tha të rrojë partia. Shikoni si mu bë mishi kokrra. Nuk tha të më trashëgohet djali. Pra ky regjim i ndyrë ishte. Nuk e kishte sinqerisht se erdhi me qau, mirëpo fjalën e parë atë tha”, është shprehur Çiço.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu