Gazetari Elvi Fundo i “shkruan” Olldashit
“E byrazer na mori malli. Tani jo ballokume po lë c’të japin për Ditën e Verës. Ç’të të them… ca në çadër për vota, ca në çadër në pazar. Populli i lumtur dhe mashtruar vazhdon feston. I gjati ja futi Sajes, i shkurtri ka ik në Finlandë, ky kryetari partisë tonë ende s’po qullos gjë.
Ngelen dreka e darka, po eheee Ps: Zagarët aty janë shtuar shume si Rilindja, janë bërë në mos më keq. Vetëm ju ndryshon ngjyra. Se mos harroj po i bëjmë serenate Likes ai në e shpëtoftë se ndryshe ngelem rrugëve. S’vjen që s’vjen dreqi. E ka lidh fort me të gjatin… I hanë shume ato ballokumet të dy, Lulit as thërrime s’po i lënë. Nga inati shkoi i hëngri vetë në Elbasan. Prape pa zarar se hëngri dreke me ambasadoret pas ballokumes!”
Olldashi, ishte një ndër politikanët në zë të së djathtës. Ai pati një ngjitje të shpejtë në politikë, pas fillimit të viteve 2000, ndërkohë që më parë kishte ushtruar profesionin e gazetarit.
Pas dorëheqjes së Sali Berisha nga drejtimi i Partisë Demokratike ai u përfshi në garë direkte me Lulzim Basha, për kreun e forcës kryesore të opozitës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu