Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë “Shqipëria 2017” vazhdon te jete i çelur në Tiranë, me pjesëmarrjen e kompanive vendase dhe më gjerë, që operojnë në industrinë mobiliare. Ky është edicioni i 14- të i tij. Marrin pjesë kompani të afirmuara tashmë për industrinë e përpunimit të drurit, të cilat e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e produkteve të tyre dhe zgjerimin e tregjeve të shitjes.
Kompanitë kanë ekspozuar prodhimet dhe teknologjitë më të fundit nga sektori i mobilerisë dhe risitë e modeleve bashkëkohore që konkurrojnë tendencat e këtij tregu në botë. Panairi do të qëndrojë hapur nga data 11-14 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Organizatorët, ‘Albexpo Group’ në bashkëpunim me Shoqatën e Mobiljerëve Prodhues të Shqipërisë (AWPA) të Kosovës dhe shoqatave të rajonit janë shprehur optimist për këtë sipërmarrje. Panairi i Mobiljeve ka filluar të organizohet që në vitin 2004 dhe ka pasur rritje të numrit të ekspozuesve prodhues. Nder emrat me te njohur pjesemarres ne kete panair eshte edhe marka e njohur Ardeno Mobilime e cila ka terhequr ne mase vemendejn e vizitoreve.
Tonin Alia, nga Ardeno shprehet se se ka ardhur koha që moderniteti dhe tradita të bashkëpunojnë ngushtë dhe të shkrihen në një unison vlerash e mendësishë, për të prodhuar mobilje me fantazi, ku të përputhen kërkesat e konsumatorit për rehati e komoditet, me ato për shijimin e vlerave të traditës, të një shije elitare dhe arti ne mobilim.
Qëllimi i këtij panairi është pjesëmarrja e firmave më prestigjioze që veprojnë në fushën e mobilerisë, konkurenca e koncepteve, shijeve dhe perfermancës në këtë sektor kaq të përhapur të teknologjisë së prodhimit, që me kalimin e viteve ka bërë një progres të madh jo vetëm sasior por mbi të gjitha cilësor, duke iu përgjigjur shijeve, prirjeve dhe tendencave të një konsumatori që nuk kënaqet me gjërat standarde dhe pa fantazi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu