Megjithëse me një aktualitet të ngjeshur për arsye të zhvillimeve politike, java që lamë pas u karakterizua nga dy tematika që tërhoqën vëmendjen e publikut. Tema e parë ishte debati midis shkrimtarit Agron Tufa dhe Diana Çuli për krimet e komunizmit, dhe më konkretisht për dënimin me vdekje të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.
Ndërsa tema e dytë që u diskutua shumë ishte përsëri një ide e sugjeruar nga shkrimtari Agron Tufa që sugjeron ndalimin e filmave të realizmit socialist. Temë e cila vazhdon ende të sjellë reagime në shtyp dhe në rrjetet sociale.
Me pak fjalë java që lamë pas mund të thuhet se ishte java e Agron Tufës. Sepse temat që u diskutuan dhe vazhdojnë të sjellin debat, janë tema të qënësishme që duhet të kalohen sesbën në filtrin e debatit publik./Podiumi.com
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu