Për herë të parë në histori, Komuna e Preshevës do të drejtohet nga një grua. Ardita Sinani do të jetë kryetarja e re e zgjedhur nga asambleja komunale, ku mori votën pro të 22 këshilltarëve pas dorëheqjes së kryetarit Shqipërin Arifi.
Pas një seance të zhvilluar për dy orë, shumica ka vendosur të zgjedhë 37-vjeçaren për të drejtuar Komunën e Preshevës. Kryetarja e zgjedhur e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është gruaja e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të partisë në Luginën e Preshevës, e cila ka bashkëpunim të mirë me Prishtinën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu