VIDEO/ Lubonja sherr me Dakon: Je injorant, të kishte shtet do ishe në burg
Analisti Fatos Lubonja është përplasur ashpër me Vangjush Dakon në emisionin e Ylli Rakipit për çështjen e zbulimeve arkeologjike në Durrës.
Lubonja shpërtheu pasi Dako po tregonte fotografi të marra në internet të siteve arkeologjike nëpër botë ku ishte ndërtuar.
Në këtë moment ka shpërthyer Lubonja: “Shiko ti je një injorant, se ke një kryeministër injorant prandaj…”.
Pas kësaj ka ndërhyrë Dako, i cili i ka thënë: “Po ti ke pirë…”. Lubonja më pas tha se Dakos i kishte bërë nder që i kishte dalë ne debat, se po të kishte shtet duhet të ishte në pranga.
“Une te kam bere nder ty qe te kam ardhur ketu, se po te kishte shtet te se drejtes ti duhet te ishe ne pranga”, i tha Lubonja qe shtoi me pas se po ta kishte ai ne dore, do e kishte arrestuar. Për më tepër ndiqni videon.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu