Kryesore
(Ngjarja më e rëndë që mund t”i ketë ndodhur rajonit të ballkanit) -Muç Nano: Kam vendosur të mos shkoj në çadrën e PD-së
Mustafa Nano nuk do të shkojë për të mbajtur një fjalë në çadrën e opozitës pas “sfidës” publike që i bëri kreut të PD-së Lulzim Bashës në studion e “Top Story”.
Gazetari i tha Bashës se dëshironte të shprehte përkrahjen e tij për qëllimet bazë të protestës, por edhe të shprehte disa të vërteta që deri më tani nuk janë thënë nga askush që ka qenë pjesë e saj.
Në një intervistë Nano deklaroi se donte të ishte pjesë e çadrës për t’i thënë Bashës se Paloka, Strazimiri, Noka etj., nuk janë më pak horra se ata që ka sjellë Rama në Parlament.
Por një ditë më pas, Mustafa Nano duket se ka ndryshuar mendim për “sfidën” që i bëri Bashës për të mbajtur një fjalë në çadrën e tij. Nano është shprehur për Javanews se Basha e ka telefonuar, duke i thënë se duheshin përgatitur disa kushte për ardhjen e tij në çadër, pasi aty ka një rend dite të paracaktuar.
Nano thotë se nuk e ka besuar këtë justifikim, por më pas Basha i ka ofruar që fjalën e tij ta mbante në formën e një debati me një analist ose gazetar që mendonte ndryshe nga ai.
“Në këtë pikë, kam vendosur të mos shkoj në çadër. Unë i kërkova zotit Basha atë natë, që të jem i shoqëruar prej tij. Tani shoh që premtimi u ndryshua rrugës dhe në këto kushte unë preferoj të mos shkoj”, deklaroi Mustafa Nano, duke shtuar se nuk i di arsyet e këtij vendimi te ri nga ana e kreut të opozitës.
Duke marrë parasysh çfarë ka thënë Mustafa Nano për Javanews, Lulzim Bashës duket se nuk ka i ka pëlqyer ideja se Nano mund të vërë në shënjestër krahun e tij të djathtë, nënkryetarin e PD Paloka, apo edhe “asete” të forta të partisë që ai drejton, në vetë çadrën që bashkë kanë ngritur.
Por Edi Paloka nga ana e tij nuk ka vonuar t’i përgjigjet Nanos, të cilin e etiketon si ideologun e kushtrimit “Të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën”, shkrim që Nano e bëri para zgjedhjeve të vitit 2013, kur ish-Kryeministrin Berisha e shihte si rrezik aq të madh, sa duhej të mblidheshin të gjithë “qelbësirat” dhe “banditët” për ta rrëzuar. Paloka ka shtuar se Nano po ndjek udhëzimet e Ramës, për të treguar se edhe njerëzit e Bashës janë po aq të këqij sa të Ramës, kur në fakt nuk janë. Sipas Palokës, ai nuk ka dosje penale, dhe nuk mund të quhet “horr” sepse ka vite në politike, dhe se ka ngritur zërin për mendimet e veta edhe kur kanë qenë jashtë “linjës” së partisë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu