Klubi me buxhetin më të lartë – sipas logjikës – është Skëndërbeu. Duke qënë se ata e rritën ndjeshëm nivelin e të ardhurave me pjesëmarrjen në Europa Ligë duke përftuar brenda një vere 8 milionë euro është normale që ata të jenë skuadra me totalin e pagesave më të larta.
Megjithatë dhe klubet e tjera janë konkurruese, dhe Skëndërbeu nuk i ka të gjithë lojtarët më të paguar sipas vendeve respektivë në fushë.
Në formacionin ideal të lojtarëve milionerë vendin e parë e zë Salihi. Për shumë arsye sidomos për shkak të përvojës së madhe ai merr një shifër të pankonkurrueshme, reth 150 mijë euro në vit përfshirë dhe bonuset, ndërkohë që sulmuesi tjetër i mirëpaguar është Pero Pejiç me 75 mijë euro.
Në përgjithësi lojtarët e Kukësit e sidomos trajneri kanë paga mesatare por në fakt kroati ha “bukë veç” në këtë drejtim. Partizani ka portierin Hoxha, sulmuesin Torrasa dhe Cetkoviç me rroga shumë të larta, ndërkohë që habit Flamurtari me dy futbollistë të super paguar e madje dhe me trajnerin më të paguar të Superiores por që në fakt nuk është se e ka justifikuar gjithë këtë bordero në fushën e lojës.
Gentian Muça konkurron rrogat në këtë skuadër nëse i referohemi skuadrës së Tiranës.
Nëse i hidhni një sy më poshtë tabelave financiare jo gjithnjë rrogat dhe buxhetet përputhen me fushën.
Kukësi përshembull gjendet në vend të parë por nuk është kështu sipas pagesave, ndërkohë që trajneri Gjoka ka një rrogë më të ulët se sa të paktën 6-7 trajnerë të Superiores.
Në gusht të vitit të shkuar Luftëtari ka pasur buxhetin më të ulët të rrogave mes skuadrave por në renditjen e kampionatit gjendet në vendin e katërt në renditje, ndërkohë që lojtari më i paguar i Partizanit, argjentinasi Torrasa ka 15 muaj që luan në kampionatin shqiptar por ka shënuar deri tani vetëm një gol me penallti.
Paratë nuk janë gjithçka dhe ajo çka po ndodh në Superiore në këtë sezon është tregues i qartë.
Korabi në gusht kishte një buxhet më të lartë se të paktën 3 skuadra të tjera por gjendet në vendin e fundit, ndërsa Tirana për nga buxheti duhet të ishte në treshe ose të luftonte për titullin por tanimë gjendet në vendin e pestë.
Renditja sipas buxheteve vjetorë:
1.Skëndërbeu 1.500.000 euro
2.Partizani 1.300.000 euro
3.Flamurtari 1.200.000 euro
4.Tirana 1.000.000 euro
5.Kukësi 900.000 euro
6.Vllaznia 800.000 euro
7.Korabi 500.000 euro
8.Teuta 450.000 euro
9.Laçi 350.000 euro
10.Luftëtari 250.000 euro
Renditja sipas pikëve aktuale:
1.Kukësi 48 pikë
2.Skënderbeu 48 pikë
3.Partizani 46 pikë
4.Luftëtari 30 pikë
5.Tirana 29 pikë
6.Vllaznia 28 pikë
7.Teuta 27 pikë
8.Flamurtari 22 pikë
9.Laçi 22 pikë
10.Korabi 12 pikë
Pagat sezonale të lojtarëve më të paguar:
1.Alban Hoxha 70.000 euro
2.Kristi Vangjeli 80.000 euro
3.Gentian Muca 50.000 euro
4.Franci Veliu 40.000 euro
5.Sabien Lilaj 75.000 euro
6.Marko Radas 45.000 euro
7.Marko Cetkoviç 70.000 euro
8.Agustin Torrasa 85.000 euro
9.Danilo Alvesh 70.000 euro
10.Pero Pejic 75.000 euro
11.Hamdi Salihi 150.000 euro
Tr:Shpëtim Duro 52.000 euro
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu