Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin me burgim të përjetshëm të Aldo Bares.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama i hoqi dënimin Aldo Bares për shkak të lidhjeve direkte me bandën e tij.
Sipas tij, pas lirimit të Bares, Rama po përgatit lirimin e Zani Çaushit dhe Kostandin Xhuvanit.
Më poshtë postimi i Berishës
Lirimi vrasesit serial Aldo Bare, nje akt kriminal i pashembullt i kreut te banditokracise Edvin Kristaq Rames!
Duke perdorur vettingun si hanxhar, ashtu siç ishte paralajmeruar ai urdheroi gjykaten kushtetuese te heqe denimin perjete te kreut te bandes me te rrezikshme te Europes, bandes qe priste dhe loste futboll me koken e viktimes ne rruget e Lushnjes.
Edivin Kristaq Rama i hoqi denimin me jete Aldo Bares, kreut te bandes se Lushnjes si detyrim personal per shkak te lidhjeve te tij direkt me kete bande. Anetare kryesor te bandes se Lushnjes kane deshmuar para drejtesise Italiane lidhjen e tyre me Edvin Kristaq Ramen.
Prokuroria e Firences ka patur te administruara interceptimet e Enver Dondollakut, ne te cilat ai pohonte lidhjet e ngushta midis bandes dhe Edvin Kristaq Bares.
Pas ketij akti te shemtuar radhen e lirimit nga kryekrimineli Edvin Kristaq Bare e kane Zani Çaushi, Kostandin Xhuvani etj.
Lirimi nga denimi i perjete i Aldo Bares, vrasesit serial, pas lirimit te bandes Hajmarrja per Drejtesi deshmon shnderrimin prefundimisht te regjimit aktual ne Shqiperi ne banditokraci dhe vendit ne Banditistan! sb
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu