Turqia është dërguar për diskutim në Këshillin e Sigurimit në OKB, sepse nuk liron gjyqtarin Ajdën Akaj, që është njëherazi edhe gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, i cili mbahet i burgosur me akuzën se ka qenë anëtar i lëvizjes “Gylen”.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmit Reuters, e cila është shprehur se “Gjykata e Kombeve të Bashkuara e ka çuar Turqinë në Këshillin e Sigurimit, pasi kjo e fundit nuk i përgjigjet kërkesës për lirimin e menjëhershëm të gjyqtarit ndërkombëtar.
Akaji, anëtarë i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Rënda, bën pjesë në trupën gjykuese prej pesë gjyqtarësh që janë duke ndjekur apelimin e çështjes së krimeve të luftës në Ruanda. Me arrestimin e tij, kjo gjykatë i ka bërë disa herë thirrje Turqisë që të urdhërojë lirimin e tij, sepse kësisoj është penguar ndjekja e këtyre çështjeve. Vetëm si rrjedhojë e mbajtjes nën arrest të gjyqtarit Akaj, në Ruanda po vonohet rihapja e çështjes së një personi, i cili dënohet për gjenocid dhe krime lufte, çka është e një rëndësie të posaçme përsa i përket interesit ndërkombëtar.
Akaji është bërë kësisoj edhe gjyqtari i parë i Kombeve të Bashkuara që arrestohet, – e mbylli lajmin e saj Reuters-i.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu