Lidhu me ne

Kryesore

Agron Duka: Unë dhe Blushi jemi alternativa për socialistët e zhgënjyer

Kryetari i Partisë Agrare Ambinetaliste, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, ka folur për temat më të nxehta të aktualitetit politik. Z. Duka shprehet se protesta do të vazhdojë derisa të konkretizohen kërkesat e opozitës, dhe se ky parlament ka humbur të drejtën morale dhe nuk mund te votojë Vettingun. Agron Duka flet edhe për një “konvergjencë” opozitare me Ben Blushin. 

Zoti Duka, ju mendoni se kanë vërtetësi publikimet për mijëra tonelata Mbetje të rrezikshme që, sipas Medias italiane kanë hyrë në Shqipëri nga Italia?

 

Unë ngrita shqetësimin tim që në momentet e para të përhapjes të këtij lajmi. Nuk di të them akoma nëse ka vërtetësi, por është një këmbanë e fortë alarmi. Kërkova dhe kërkojë vëmendjen e duhur mbi këto publikime, por edhe qëndrime publike dhe përfundimtare të institucioneve kompetente. Ajo që unë shoh me shqetësim është një sër qëndrimesh kontradiktore nga ana e institucioneve që po shtojnë dyshimet dhe nuk po i shuajnë ato.

Sipas medias greke dhe italiane, thuhet se këto mbetje të rrezikshme janë biznes të mafies kalabreze Drekada dhe jo të ardhura nga marrëveshje qeveritare të Italisë. Ky fakt, a nuk e bën më të madh rrezikun?

Organizatat kriminale lulëzojnë në vendet me institucione të brishta, i tillë është edhe shteti ynë. Dështimet në luftën kundër trafikut të drogës dëshmojnë se çdo lloj aktiviteti i jashtëligjshëm mund të zhvillohet brenda territorit tonë, përfshirë këtu edhe “trafiku i plehrave”. Rreziku në këto raste është shumë i madh, pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me korrupsion, por me një vullnet kriminal që nuk ka ndjeshmëri ndaj shkatërrimit që mund të prodhojë për shëndetin dhe natyrën tonë.

Përse qeveria jonë hesht, derisa janë mediat italiane dhe greke që u referohen informacioneve? Shpërfill vërtetësinë? Apo ndihet në faj?

Heshtja e qeverisë mbi këtë situatë jep një kontribut në ngritjen e pasigurisë. Për mua është qesharake që Kryeministri gjen kohë t’ju përgjigjet talljeve në facebook, por nuk dedikon asnjë sekondë kësaj çështjeje.

Kjo qeveri është akuzuar për korrupsion me koncesione dhe tendera. Rasti më i fundit është i deputetit Alfred Peza që bleu aksione bankare 1.2 miliardë lekë. Kësisoj, sa besueshmëri ngjall kjo mazhorancë për të votuar Vetting?Kërkon Vetting të dënojë korrupsionin e vet?

Besueshmëria e mazhorancës është proporcionale me korrupsionin dhe keqqeverisjen që e kanë dalluar këto katër vite. Tentativat e qeverisë për të lidhur protestën e Opozitës me vettingun, dhe jo me kërcënimin për zgjedhjet, që kriminalizimin i parlamentit dhe kanabizimi i vendit që kjo mazhorancë ka kryer, janë të qarta. Reforma në drejtësi do të realizohet, por në këto muaj që na ndajnë nga zgjedhjet kërkojmë fillimisht garantimin e votës nëpërmjet qeverisë teknike.

Sa besueshmëri ka akuza e kryeministrit Rama se Opozita nuk e do Vettingun, se i trembet? Cili është mendimi juaj?

Është e vështirë të besosh se ministra që kanë disa dosje në prokurori për koncesione, kryetarë bashkish që kanë prishur zona arkeologjike, kryetarë bashkish që kanë dhënë leje për kompani përpunimi mbetjesh që kanë përdorur punëtorë të pasiguruar në Sharrë, dhe aty një nga këta punëtorët ka gjetur vdekjen, nuk kanë frikë nga një gjyqësor i pavarur. Procesi i dekriminalizimit, që e mpaku mazhorancën, thotë të kundërtën.

Duhet Opozita të ndërpresë protestën që votojë Vettingun?

Protesta do të ndalë vetëm kur të arrijë objektivin e saj, qeverinë teknike dhe të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Standardi i zgjedhjeve të 18 qershorit është i panegociueshëm.

Përse nguten edhe ambasadorët në Tiranë dhe BE që Vettingu të votohet para zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit? A nuk di ishte më e drejtë që Vettingun ta votojë Parlamenti i Ri?

Ambasadorët jo vetëm që po nguten, por po vendosin si kusht vetëm vettingun, duke harruar cilësinë e zgjedhjeve, krimin që ka hyrë në parlament dhe drogën. Drejtësi nuk do të ketë nëse vettingu votohet nga ky parlament, i cili nuk ka cilësinë morale për të reformuar drejtësinë. Vetëm një parlament i ri, i dekriminalizuar, i dekanabizuar mund të reformojë drejtësinë dhe Shqipërinë.

Ju besoni se zgjedhjet e 18 qershorit 2017 mund të blihen, ngaqë, siç pohoi edhe ambasadori i ri i OSBE në Tiranë, qarkullojnë 2 miliardë euro të trafikimit të Canabis?

Nuk besoj, jam i bindur që zgjedhjet do të blihen. Varfëria është ulur këmbëkryq, sidomos në zonat rurale, dhe me 2 miliard euro mund të tjetërsosh votën në një shtet evropian, jo më një vend të varfër si i yni. Këto lpara do të investohen për të mbajtur në pushtet qeverinë që kanabizoj vendin, me shpresën që vitet në vijim të mbillet më shumë. Fatkeqësisht, shumë shpejt, nuk do të njihemi më si “vendi i shqiponjave” por si “vendi i kanabisit”.

Duhen domosdoshmërish që në 18 qershor 2017 të aplikohet numërimi elektronik? Kryeministri Rama pranoi që ky opsion është i mundshëm, si kusht negocimi që i plotëson Opozitës.

Numërimi elektronik është një element që përmirëson zgjedhjet tona, mbron sidomos votën e partive të vogla, por nuk mjafton për të garantuar standardin e zgjedhjeve. Duhet shtuar edhe kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike, hapësirë të barabartë mediatike gjatë fushatës dhe ashpërsim të masave për shitblerjen dhe tjetërsimin e votës.

A duhet të pranojë publikisht kryeministri Rama përgjegjësi politike që deputet tjetër i PS dha dorëheqjen për shkak të rekordeve kriminale, kur edhe krye bashkiaku socialist Roshi, gjithashtu iu hoq mandati për shkak të dekriminalizimit?

Në një shtet normal Kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen sapo elektorati të njihej me rekordet kriminale të parlamentarëve dhe kryetarëve të bashkive. Fatkeqësisht Kryeministri i ka përzgjedhur pikërisht për këto karakteristika, dhe është përgjegjësi i vetëm për prezencën e këtyre individëve në politik.

Zoti Duka, ju ishit i pari që u distancuat nga kryetari i PS, pikërisht për të njëjtat arsye politike që u largua edhe Blushi nga Edi Rama. A ju ka shkuar ndërmend, a keni negociuar me Blushin, që të dy bashkë të ishit parti që të përfaqësonit socialistët e vërtetë? Pasi aktualisht socialistët ndihen pak të përfaqësuar nga PS e Edi Ramës.

PS-ja ka humbur shumë kapital elektoral me keqqeverisjen dhe largimin e disa figurave historike, kjo përbën një sfidë për ato forca që duan të jenë një alternativë e besueshme. Partia Agrare Ambientaliste është parti çështje, nuk jemi të ngurtë ideologjikisht. Si prioritet kemi zhvillimin e vendit në sektorët që mbështesim, pra jemi të hapur për këdo që dëshiron të jap një kontribut konkret përtej përkatësisë partiake. Dua të theksojë se partitë tradicionale gjenden përpara një krizë përfaqësimi, si rrjedhojë unë dhe Blushi përfaqësojmë alternativa për socialistët e zhgënjyer, por jo vetëm. Kemi konvergjenca për shumë pika që do të identifikoja si opozitare, realizimi i të cilave kërkon dhe do të kërkojë një bashkëpunim funksional nëse do ta gjykojmë të përshtatshëm.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook