Kreu i PD Lulzim Basha ne nje lidhje direkte me emisionin Top Story, eshte perplasur me analistin Mustafa Nano, i cili i kerkoi kreut te PD te shkoje ne cadren e protestes dhe te thote kritikat qe mendon. Por pergjigja e Bashes dhe termi kritizer qe ai ka perdorur per analistin e ka acaruar kete te fundit.
JA DEBATI MES TYRE:
Mustafa Nano: Ju keni ngritur atë cadrën aty dhe ajo cader është shndërruar në një lloj pelegrinazhi, duke qenë se është cadra e lirisë, a ka hapësirë të vij aty të them nja dy fjalë shoqëruar dhe nga ju dhe të solidarizohem me shqetësimin tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme me kauzën tuaj por dua të them dhe të më dëgjojnë demokratët, besoj qe kam shumë gjëra të rëndësishme për të thënë
Sokol Balla: Ideja e Nanos eshte a pranon cadra e opozitës zëra kundër
Lulzim Basha: E dëgjova Sokol. Zoti Nano ke qenë një kritizet i palodhshëm i PD në qeverisje dhe natyrisht kjo është meritë
Mustafa Nano: Basha komuniko me ne jo si njeri në miting…
Lulzim Basha: Mire si qytetar. Ke qenë një kritizer i palodhshëm i PD…
Mustafa Nano: Kam qenë kritik jo kritizer ketë mbaje për vete
Lulzim Basha: po më ler mo të mbaroj mo, mos bërtit, pse nxefesh akoma pa marrë përgjigje.. ke qene kritik i palodhsjëm dhe kjo të nderon, kritik edhe në opozitë por kjo s’të turpëron, se cdo njeri ka mundësinë të japi mendimin e vet në demokraci se ne për këtë luftojmë që edhe kur s’jemi dakort me asgjë me ty ti të kesh lirinë ta thuash, mos kesh frikë as nga kriminelët as nga qeveria as mos ta mbyllin gojën me shuk parash.
Në emër të këtij standarti je i mirëpritur dhe do të garantoj të gjitha kushtet të vish këtu të flasësh të japësh mendimin tënd por sigurisht edhe të dëgjosh në një dialog të civlizuar në një debat të vërtetë sic i ka hije. Ndaj me thuaj kur je gati dhe unë do të garantoj të gjtha kushtet
Mustafa Nano: Që nesëer, por dua të jeni ju ty.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu