Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka vlerësuar Shqipërinë për rolin e saj në rajon dhe nuk është kursyer për të vlerësuar edhe Ministrin tonë të jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin pati edhe takimin e parë dje së bashku me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.
“Shqipëria është tani një anëtar i respektuar i komunitetit ndërkombëtar, në saje edhe të një ministri të Jashtëm të shkëlqyer – ajo është një anëtar i NATO-s, është një lojtar i rëndësishëm në këtë rajon me përgjegjësitë e saj që duhet të ushtrohen me mençuri me respekt dhe qasje konstruktive”, ka thënë Mogherini në fjalën e mbajtur në Universitetin e Tiranës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu