Qendra më e re tregtare në Tiranë, “Toptani” u inagurua pak dite me pare me një ceremoni me qindra të ftuar, ndërsa tani është hapur për qytetarët.
Qendra Toptani, me tetë katë ndërtim dhe 4 katë parkim nëntokësor, në qendër të Tiranës, ka rreth 80 dyqane të markave ndërkombëtare, hapësira për argëtim, bare e restorante.
Ndërtesa, e konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas, është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik.
Fasada e qendrës Toptani, e veshur me xhama dhe ekrane, është ajo që tërheq më shumë vemëndjen.
Pjesa e brendshme e ndërtesës është veshur me pasqyra për të krijuar efekte vizuale. Katet e sipërme, ku kryesisht gjenden kafene dhe restorante, ofrojnë pamje të gjithë Tiranës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu