Në Fushë-Kërçik, së shpejti ndërtohet rruga “Nënë Tereza”, investim i Bashkisë Kamëz
Në një nga lagjet e Paskuqanit, në Fushë-Kërçik, do të nisë ndërtimi i rrugës “Nënë Tereza”. Ajo do të shërbejë si një arterie lidhëse e rëndësishme për banorët e zonës me rrugën kryesore “Demokracia”. Kjo rrugë aktualisht është funksionale, por ndërtimi i saj, me të gjithë parametrat e duhur, ka një rëndësi të madhe sociale dhe ekonomike, pasi ndikon në qarkullimin e lirë automjeteve dhe të njerëzve, si dhe në lehtësimin e lëvizjes së komunitetit. Kjo rrugë do të ketë një gjatësi prej 302 ml, me gjerësi 4.5 ml. Në zgjidhjen planimetrike është pasur parasysh që asfaltimi i rrugës të bëhet në gjithë aksin e rrugës ekzistuese dhe të lihen hapësirat e nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës nëntokësore, duke sistemuar rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura. Në kryqëzime është bërë rakordimi i kthesave me rreze të tillë që lejon kthimin normal të automjeteve, si dhe të lehtësojë edhe kalimin e këmbësorëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu