Kryesore
Mbreti mbërrin me 506 ton bagazhe, avion të artë dhe 1000 ndihmës
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, mbërriti për vizitë në Indonezi me 506 ton bagazhe, 1 mijë ndihmës dhe një avion të artë.
Mbreti arab do të kalojë nëntë ditë në shtetin me më shumë banorë myslimanë në botë.
Ai zbriti avionin me një palë shkallë të lëvizshme dhe kërkoi që ta shoqëronin dy limuzina Benz s600.
Mbreti do të qëndrojë në një pallat në Bogor, ku statujat nudo janë mbuluar.
150 kuzhinierë janë punësuar për të gatuar për të.
Pasi të kalojë ca kohë në kryeqytetin indonezian, ai dhe enturazhi i tij do qëndrojnë në pesë hotele luksoze në Bali.
Arabia Saudite është zotuar se do japë 1 miliard dollarë ndihma për Indonezinë.
Turma njerëzish kishin dalë për të pritur mbretin.
Shtatë roje me çadra iu afruan 81-vjeçarit kur nisi shiu.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu