Kryesore
Politikanët gjermanë shpërthejnë kundër Erdoganit: Të ndalohet të vizitojë Gjermaninë
Marrëdhëniet gjermano-turke po përballen me një prej sfidave më të mëdha të epokës moderne, tha ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, një ditë pasi një gazetar gjermano-turke u akuzua zyrtarisht në Turqi për propagandë terroriste.
Ndalimi i Deniz Yucel, i cili punon për gazetën gjermane “Die Welt”, ka çuar në shpërthimin e zemërimit dhe frustrimit nga politikanët gjermanë kundrejt Turqisë.
Shumë politikanë kanë ngritur kërkesa zyrtare për ndalimin e vizitave në Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan “BBC”.
Erdogani kishte parashikuar të vizitonte Gjermaninë dhe disa vende të Bashkimit Evropian para referendumit të 16 prillit në Turqi, i cili pritet t’i japë kompetenca edhe më të mëdha.
Gjithashtu edhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz tha se Presidentit turk nuk ishte i mirëpritur të mbante tubime duke shtuar se nëse kjo ndodhte, ‘fërkimet’ mes dy vendeve do të rriteshin ndjeshëm.
Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka mbajtur këtë muaj një miting në Gjermani, e cila ka një pakicë të konsiderueshme turke.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu