Lidhu me ne

Temporal

Tre “bura” porositin tre “bira”

E ulur te “Tree House Lounge”, duke pritur të më vinte gota e verës, më kapin veshët pranë meje tre burra, relativisht të rinj në moshë, që po jepnin porosinë…

Na sill tre “bira”! – dëgjova… Obobo, o Perëndi! Prapë! Më bënë veshët apo ata thanë “bira”?. Tre “bura” sapo porositën tre “bira”…

O njerëz, diçka po ndodh! Meshkujt kanë filluar të flasin në shumicë kështu. Edhe të imagjinosh… Ne të gjithë presim pikërisht nga ta që të na drejtojnë, qeverisin, të na japin mend, të na japin dru, të na martojnë, dhe më kryesorja: të na pallojnë! Po ky “buri që kërkon një birë”, a ka bythë t’i bëjë të gjitha këto? Se kjo shkronja “rr” nuk po rrëzohet më kot. Kësaj rr-së që bart kaq shumë virilitet e forcë i janë dashur shekuj të krijohet e të zërë vend në një institucion kaq madhështor e jetëgjatë, siç është gjuha. Fakti që pak burra të dhjetëvjeçarit të fundit po mundohen ta anashkalojnë, tregon, në radhë të parë, frikë…Por mund të pyesë dikush: frikë nga çfarë…?! Nga një shkronjë? Mund edhe të qeshë… Por ju siguroj se një shkronjë është po kaq e rëndësishme sa një kromozom.

Është një kod kaq i thellë nënkuptimi dhe mirëkuptimi saqë, me heqjen e rr-së, prishet një lloj ekuilibri socio-psiko-seksual…  Planeti ka filluar të ketë një mungesë të theksuar testosteroni. Mos ndoshta fenomeni i bjerrjes së rr-së është një lloj shenje e degradimit të burrërisë? Por me këtë s’dua të theksoj vetëm pakësimin e virilitetit dhe seksualitetit mashkullor, jo! Dua, ndërkohë, të theksoj pakësimin e cilësive dalluese të burrit! Burra pa fjalë,pa besë,pa qëndrueshmëri apo mençuri. Burra që s’e kanë më problem të flasin sikur të kenë frikë nga fuqia e theksit që ajo bart. Zhdukja e shkronjës “rr”- që është një shkronjë tejetej mashkullore në perceptimin tim- nuk po ndodh rastësisht, po ndodh për të gjitha këto arsye. Meshkujt, gjithmonë e më tepër po bien pre e një realiteti që i ballafaqon me përgjegjësi të mëdha,përgjegjësi këto që ata s’i duan më si përpara…

Liria e të dyja gjinive po vërteton çdo ditë e më shumë, që ka prishur më tepër ekuilibrat e gjinisë mashkullore! Mos na zhgënjeni, o burra! Të paktën luftojeni me dinjitet “përpjekjen” që po bëjnë një pjesë e mirë e grave për t’ju lënë pa “rr”. Mos e tregoni hapur që jeni dorëzuar…/Konica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix55 minuta më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix2 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix2 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix3 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar3 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar3 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Mix4 orë më herët

Elon Musk sfidon Sam Altman, ofertë 97.4 miliardë dollarë për t’i blerë OpenAI

Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elon Musk ka bërë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për të blerë asetet...

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama: Ka vetëm 2 rrugë për të më larguar mua nga politika!

Edi Rama Duke vënë theksin te “prezumimi i pafajësisë” dhe fakti se “Tiranës iu hoq kryetari pa proces gjyqësor”, kryeministri Edi...

Mix4 orë më herët

Richard Gere vendos të largohet përgjithmonë nga Amerika, arsyeja: Donald Trump

Aktori i njohur Richard Gere është zhvendosur përgjithmonë në Madrid dhe arsyeja nuk është tjetër veçse… Donald Trump. Aktori hollivudian...

Radar4 orë më herët

Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, ti e bëre Tiranën vend më të mirë!

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Huta shpreh mbështetjen ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky i fundit e ka...

Facebook