Aktualitet
“Pak burg kam bërë” ;) / Kërkon mandatin
Kastriot Piroli, kandidati i fundit në listën e socialistëve të Lezhës, pretendon se i takon atij të marrë mandatin që Prenga dorëzoi fundjavën e shkuar.
“Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres. Deri më tani nuk më ka kontaktuar as KQZ. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë. Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”,-tha Kastriot Piroli .
Edhe Piroli rrezikon të mos e marrë mandatin. Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. Rasti i tij është apeluar dhe me vendim përfundimtar ai është shpallur i fajshëm dhe është lënë në shërbim prove për 12 muaj, por nuk dihet se si do ta interpretojë KQZ dhe Prokuroria këtë çështje.
Nëse Piroli nuk e merr mandatin, atëherë, bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi.
Në një kohë që kishte nisur ‘lufta’ mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatij e tij, Armando Prenga i paraqet dorëheqjen Kuvendit
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu