Prej ditësh çështja e industrisë së naftës është kthyer në një shqetësim serioz. Tërmetet e shkaktura në fshatrat e Fierit kanë shkaktuar dëme në shtëpitë e banorëve.
Vetë banorët nga ana e tyre prej muajsh vijojnë protestat dhe grevat, dhe e vetmja që deri tani ka shpëtuar ‘’pa u lagur’’ ka qenë kompania Bankers.
Madje së fundi pas grevës së vazhdueshme dhe spostimin të saj drejt Tiranës, nga qeveria është premtuar dëmshpërblimi i banorëve për dëmet në shtëpitë e tyre.
E gjitha kjo me paratë e buxhetit të shtetit. Bankers sërisht nuk shpenzon asgjë, pavarësisht se dëmet janë të sajat.
Këtë shqetësim e ka ngritur sot edhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ku padyshim nuk kanë munguar as notat ironike.
‘’Dmth: Shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet e Bankersit në Zharrëz do i dëmshpërblejë buxheti nga paratë e qytetarëve.
Tani jeni që jeni, pyeteni edhe Bankersin mos ka nevojë për naj lek tjetër se helbete botë me halle është kjo. Po që të shtiem naj gjë nga xhepi. O Baftjar baftjar ti qenke i paparë’’, ka shkruar Tomorri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu