Aktualitet
“Diversanët e Lali Erit”.
Ditën e djeshme, protestuesit e Zharrëzës kanë përzënë kreun e PD-së Lulzim Basha nën thirrjet “Ik, ik, ik”… Sakaq, avokati Altin Goxhaj ka rrethuar me të kuqe dhe ka publikuar fotot atyre që sipas tij përzunë Bashën dhe që i cilëson si “diversanët e Lali Erit”.
Goxhaj thotë se mes protestuesve që përzunë Bashën ishte edhe “Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit”.
REAGIMI I PLOTË I ALTIN GOXHAJT DHE FOTOT:
Bravo organizatoreve te Greves se Zharezes qe po ja dalin tani ne mbremje ti perzejne diversantet e Lali Erit dhe PS te cilet kane gjithe diten qe perpiqen te sabotojne greven e tyre duke u munduar ta izolojne dhe ta lejne pa perkrahje sic bene edhe te Parku i Liqenit! Ja kush ishin ata qe organizonin sot thirrjet IK IK IK kur erdhi kryetari i Opozites dhe perkrahesit e tyre opozitar! Shikojini! Ushtaret marksiste te organizates sorosiste komuniste Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskes se Lali Erit! Largojini sa me shpejt se nuk jane aty per solidaritet por per ta izoluar greven duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj cdokujt qe nuk voton Rilindjen!!! Njesoj sic bene te Parku i Liqenit!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu