Kryetari i të rinjve të Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri, sqaron mediat për incidentin që i ndodhi kryetarit Kreshnik Spahiu, i cili u godit sot me grushta pranë Kryeministrisë.
Sipas Qarrit, sherri nuk ka ndodhur në çadrën ku po zhvillohet protesta e opozitës, por jashtë saj.
“Sqarim per koleget e medias; Nuk ka pasur sherr ne cader! Atentatori erdhi nga jashte, iu afrua Kreshnik Spahiut dhe e goditi. U rrah nga protestuesit ne cader deri sa arriti te fshihej te policet.”, reagon Qarri.
Përveç sqarimit, Qarri bën edhe një koment përsa i përket fotos, që agresori Flamur Pirraci kishte publikuar në Facebook me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“ Sa per foton me Berishen, edhe une kam nje alamet fotoje me Ramen, a me ben kjo ‘rilindas’?”, shkruan Qarri.
Mbrëmjen e sotme, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu, u godit me grushta nga një pjesëmarrës i protestës.
Në një deklaratë për mediat Spahiu tregon se si një nga agresorët iu afrua në vesh dhe i tha: “Po e shave mo Ramën je i vramë”. Ky person tregon Spahiu, fliste me dialekt verior. Agresori u arrestua më pas nga policia. Në llogarinë e tij në Facebook, Pirraci kishte publikuar edhe fotografi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Për këtë arsye mendohet se ai është një fans i tij.
“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu. (D.D/Shuplaka)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu