Një tjetër investim në Paskuqan 2, Vresht (Kamëz). Kryebashkiaku Xhelal Mziu inspekton punimet.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, ka inspektuar punimet që po kryhen në një tjetër investim në lagjen Paskuqan 2, Vresht. Në këtë zonë po ndërtohet një rrugë e re që përfshin disa segmente rrugore, siç është rruga “Gramozi”, rruga “Ejup Topojani”, si dhe dy segmente tërësisht të reja që janë hapur nga Bashkia Kamëz. Bashkë me rrugën e re do të ndërtohet edhe rrjeti i kanalizimeve. Gjatë inspektimit, kryebashkiaku i Kamzës është takuar edhe me banorë të zonës, të cilët i kanë shprehur atij përgëzimet dhe falënderimet për këtë premtim të mbajtur. Pasi kanë falënderuar kryebashkiakun Mziu për këtë investim, banorët e zonës kanë theksuar se kjo është një punë konkrete, e realizuar nga Xhelal Mziu, dhe jo një nga premtimet dhe fjalët boshe të Edi Ramës. Investimet publike në infrastrukturën rrugore që po realizohen aktualisht në Paskuqan, kanë një ndikim të jashtëzakonshëm social për banorët e kësaj zone. I tillë është edhe projekti për ndërtimin e segmentit të mësipërm rrugor në Paskuqan 2, Vresht, si dhe rrjeti i kanalizimeve. Ky projekt bënte pjesë në investimet e buxhetit të Bashkisë për vitin 2016, duke u financuar kështu vetëm me të ardhurat e Bashkisë Kamëz. Realizimi i këtij investimi sjell ndikim pozitiv të jashtëzakonshëm social, për shkak se përmirëson kushtet e jetesës për banorët e zonës. Përveç lehtësisë së kalimit për automjetet dhe këmbësorët, edhe kanalizimet nuk do të jetë më një problematikë për banorët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu