Kryesore
Përse emigrojnë bluzat e bardha?
Çdo ditë nga Shqipëria largohet një mjek për të punuar në vendet perëndimore. “Janë shumë elementë që po na çojnë në një ulje galopante të mjekëve në vendin tonë, ulje për të cilën unë duhet të jap alarmin pasi brenda një 5-vjeçari sistemi shëndetësor shqiptar do të jetë në një kolaps të vërtetë”- deklaron doktor Tritan Shehu.
“Vitin e kaluar u larguan 156 mjekë, kur Fakulteti i Mjekësisë diplomoi 244, prej të cilëve 34 janë të specializuar. Zënë vendin e parë reanimatorët-anestezistë, obsetër-gjinekologët, kardiologët, ortopedët”- sqaron doktor Fatmir Brahimaj, drejtor i Urdhërit të Mjekut. Mjekët thonë se largohen për karrierë dhe se opinioni për bluzat e bardha në Shqipëri është i njollosur, ndonëse situata disi ka ndryshuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu