Kryesore
Majko bën autokritikë për “gabimin politik” të djalit
Dy gishta lart në një foto detyrojnë babain të bëjë autokrotikë. Ka ndodhur me Pandeli Majkon, djali i të cilit ka dalë në një fotografi me dy gishtat lart, e cila mandej është interpretuar si përkrahje e protestës së opozitës. Majko ka rendur – nuk dihet mirë për cilat arsye – të njohë para socialistëve përgjegjësinë e këtij gabimi politik që rëndon në biografi.
“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime. Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, shkruan Majko.
Diçka e tepërt kjo autokritikë në vitin 2017. Djali nuk ka bërë ndonjë krim as gabim politik që Majko detyrohet në këtë tërheqje që zbulon edhe njëherë kulturën politike në atë parti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu