Si ka ndryshuar pamje kryeministri Edi Rama ndër vite, që nga daljet publike në betejën e dhjetorit për rrëzimin e diktaturës, paraqitja në sallat e refleksioneve me studentët e deri tek betejat e forta me kundërshtarin Sali Berisha. Ndryshimi duket në fotot e fiksuara ndër vite. Në mitingun e madh të PD-së, Rama kishte veshur këmishë me lule, e shfaqej sportiv. Ishte koha kur Edi Rama fliste për “Çetën plakë”, e kur e kishte cilësuar Luftën AntifashisteNacionalÇlirimtare si luftë civile.
Ditët në vazhdim Rama vendosi ta heqë këmishën me lule për t’u veshur me pardesy të bardhë. Shumë aso kohe mbanin një të tillë, duket isha moda e kohës. Në atë kohë, u cilësua anarshist dhe pas konfliktit të njohur, Berisha e përzuri Ramën në mbledhjet e para, diku nga fundi i Dhjetorit të vitit 1990.
Pas kësaj, Rama shfaqet ndryshe, gjithnjë në veshje. Hoqi pardesynë e bardhë dhe veshi tjeter kostum.
Një ndër fotografitë e tij, në një intervistë në gazeten Koha Jonë, Rama ka veshur një pallto të zezë, e atje thotë se “Intelektualët janë si dele e zezë për politikën”.
Më pas në krye të PS, shfaqet serioz.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu