Kioske
Samsung do të rishesë Galaxy Note 7
Një informacion surprizues vjen nga Koreja e Jugut. Samsung do të rikthejë në shitje telefonët Galaxy Note 7 por me një bateri më të vogël. Në vend të një baterie 3,500 mAh, kompania do të pajisë telefonët me një bateri nga 3,000 deri në 3,200 mAh.
Kjo lëvizje do të ndihmonte kompaninë të rikuperonte disa miliona dollarë humbje të shkaktuara nga telefoni famëkeq. Megjithatë rishitja është e rrezikshme sepse ishte pikërisht Note 7 i cili dëmtoi jashtëzakonisht shumë markën e Samsung. Sipas raportit, Samsung do ta shesë këtë model në tregjet në zhvillim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu