Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveria tërhiqet për fushatë, fal gjobat dhe kamatëvonesat

Qeveria tërhiqet për fushatë, fal gjobat dhe kamatëvonesat

Qeveria do të fshijë gjobat dhe kamatëvonesat të periudhës para dhjetorit të vitit 2010. Ky lajm i mirë është dhënë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Në një konferencë për shtyp, Ahmetaj tha se pjesë e kësaj skeme lehtësuese do të jenë edhe gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2010-2014, të cilët po ashtu do të fshihen. Nga ana tjetër numri një i Financave në vend tha se do të falen taksat dhe gjobat për makinat të periudhës para vitit 2010.

“Gjobat dhe kamatëvonesat para dhjetorit 2010 fshihen. Po ashtu fshihen gjobat për periudhën 2010-2014. Falen taksat dhe gjobat për makinat, para 2010. Për periudhën janar do të aplikohet fshirja e gjobave me kamatëvonesë, për parkimin dhe kontributin. Nuk përfitojnë nga ky ligj subjekte tatimore që akuzohen për kontrabandë dhe kanë pasur evazion fiskal. Fshirja e detyrimeve pa kushte shkon gati 30 mld lekë për periudhën para vitit 2010. Ky ligj vjen me vullnet të plot politik të aleancës së qeverisë për të lehtësuar tatim-paguesit dhe për të krijuar një balancë për atë betejë që sot vazhdojmë kundër informalitetit. Po ashtu për të krijuar kushtet financiare për një marrëdhënie të re me sipërmarrje. Ky ligj është një premtim i mbajtur dhe një ligj që lejon qartë dhe do krijojë lehtësi në terrenin fiskal dhe ekonomik të vendit.”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, ministri ndau një tjetër lajm të mirë me publikun, ndërsa deklaroi se sot Këshilli i Ministrave kaloi vendimin për rritjen e pensioneve. “Lajm tjetër i mirë për pensionistët pasi sot Këshilli i Ministrave kaloi vendimin për rritjen e pensioneve. Ndaj në 2 mars do nis rritja. Kjo vjen në favor të pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Projekti social vazhdon. “, përfundoi Ahmetaj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook