Aktualitet
Mesila Doda rrëfen arsyet e largimit nga PD
Mesila Doda, aktualisht deputete e PDIU-së ka treguar disa nga arsyet se pse ‘prishi’ marrëdhëniet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e më pas u largua nga kjo parti. Teksa ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Këndi i ekselencës’ në ‘Vila 24’ në “News24”, Doda tha se i vetmi lider sipas saj i PD-së ishte i ndjeri Sokol Olldashi, miku i saj.
“Ju e dini pak a shumë. Unë isha në kontradiktë prej dy vjetësh me lidershipin e PD. Po prej kësaj është. Vazhdoj të mendoj që ai (Olldashi) do ishte lideri i vërtetë i PD-së. Shkaqet ishin që unë nuk i bindesha gjërave që mendoja se ishin abuzive në PD. Dhe jo hajde vëmë një e shohim çdo dalë rrugës. Ndaj mos ta vijojmë më këtë bisede. Berisha ishte një lider historik, ishte një gjë tjetër. Edhe me Berishën kishte biseda intensive personale. Por me Berishën fliteshin gjërat dhe ishin aty, nuk ishte që bëheshin bisedat dhe pastaj dilje dhe thoje një gjë tjetër. Kishte një lloj peshe tjetër ai.”, tha Doda.
Nga ana tjetër Doda tha se kur shihet në Parlament me Berishën përshëndeten, ndërsa me Bashën shumë rrallë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu