Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorit Lu në lidhje me deklaratat e tij, se Prokurori i Përgjithshëm ka penguar reformën.
Berisha tha se Lu është sjellë si politikan me akuzat ndaj Llallës. Sipas Berishës, Lu mori rolin e politikanit dhe doli mbi Kushtetuesen.
“Ai është sjellë si politikan me Llallën. Ai është kryeprokurori. Unë mund të abuzoj me Kushtetutën, por jo ambasadori. Ai i ka kërkuar kryeprokurorit të ndërpresë hetimet për Bankers Petrolum. Kjo është e paprecedentë”, tha Berisha.
“Lu bën kështu se ka një kryeministër legen në krye të Shqipërisë”, tha Berisha. Ai sulmoi edhe Vlahutin, e cila sipas tij eshte hapur pro Rames.
“PD i dha përgjigje përfundimtare mbrëmë këtij problemi. Përgjigja është opozita u përjashtua nga Vettingu. Në një vend të civilizuar qëndrohet mbi marrëveshje.
Me 21 korrik kur çështja e reformës shkoi në lartësitë më të mëdha të botës, deri tek Angela Merkel, çfarë iu tha shqiptarëve: Kompromisi u arrit, dhe do ketë marrëveshje ndërkombëtare siç kërkoi Komisioni Europian dhe ne i pranuam, dhe 7 ligjet do miratohen me konsensus.
Akti i parë që bëri Rama dhe Meta, shkelmuan marrëveshjen dhe përjashtuan opozitën. Përgjigjesinë absolute e kanë ata që përjashtuan opozitën, me qëllimin që t’i japin Edi Ramës drejtësinë në kthetrat e tij.
Por opozita do të mbrojë drejtësinë e korruptuar të një kryeministri legen, që ka vendosur dy guvernatorë që drejtojnë vendin. Kurrë nuk mund të ketë mandat nga Presidenti i SHBA-së Lu-ja që të kërkojë ndërprerjen e hetimit. Ka pasur duel me prokurorin. Ambasdori deklaroi ndalimin me vizë.
Këtu jam dakort. Ai akuzoi prokurorin se ka bllokuar reformën, por pengesën kryesore e ka sjellë Rama. Nuk di se si një prokuror të bllokojë reformën, se ai nuk ka inisiativë legjislativ,” tha Berisha me tej.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu