Aktualitet
Dita e katërt e protestës së opozitës
Ditën e sotme, protesta e opozitës ka hyrë në ditën e katërt. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk ka kthim pas, deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Ai ka theksuar se PD nuk ka negociata me LSI, por shtoi se çdo faktor politik shqiptar që ndjen përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, që nuk është i mbyllur në bunkerin e konfliktit të interesit me qytetarin shqiptar, në bunkerin e krimit, në bunkerin e korrupsionit, në bunkerin e drogës, sot duhet të marrë përgjegjësi. Nga ana tjetër Ilir Meta theksoi një ditë më parë se çdo protestë që kërkon standard në zgjedhje meriton vëmendje, por jo ultimatum.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu