‘’ Të mbash zemërimin për gjithë jetën, është një peshë shumë e rëndë. Përveç që të shton rrudhat e ballit, mbart shumë hidhërim dhe mosbesim. Askush nuk është pa faj. Nëse dëshirojmë të na falin për veprimet tona, duhet të fillojmë të falim të tjerët për veprimet e tyre. Për të mirën tonë, herë herë është më mirë të falim dhe pse jemi me të drejtën tonë…’’
……
‘’ Kushdo që na bën të qeshim dhe na bind të mos jemi shumë seriozë i shërben mirëqënies sonë fizike dhe mendore. Siç rezulton nga kërkimet e tanishme mjekësore, ndonjëherë qeshja është ilaçi më mi mirë. Jeta është një shaka dhe ne të gjithë një batutë e saj. Ndjenjat humoristike na ndihmojnë të harrojmë, qoftë dhe për një çast, rregullat e seriozitetit dhe bashkëjetesës nga të cilat shpesh duhet të çlirohemi’’.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu