Lidhu me ne

Radar

12 gjëra të kota që ke brenda në çantë


canta

Nuk ka rëndësi madhësia. Ka të mëdha, shumë të mëdha dhe gjigande. Po ka edhe të vogla, mesatare, të vogla fare. Për në det, për shëtitje, për pishinë, për mbrëmje. Dhe brenda tyre mund të futësh një shtëpi të tërë. Besojmë u kuptuam për çfarë po flasim.
Çanta e një gruaje është një univers pa fund. Si Mary Poppins, në të kemi gati gjithçka, një dyqan të tërë që e mbajmë në sup. Dhe kur vjen puna, prapë diçka do ta harrojmë se s’bën dhe do ngjitemi lart ta marrim, pikërisht kur menduam si ishim gati. A jemi të sigurta se na hyjnë në punë tërë ato rraqe brenda çantës? Jeni gati për një pastrim? Fillojmë.

Lines
Janë të domosdoshme në ato ditë. Po a është vërtet e nevojshme t’i mbash gjithë muajin vetëm për dy ditë? Dhe mos na thuaj se nuk e di me saktësi ditën se kur do të të hyjnë në punë.

Gjithë sirtarin e grimit
Një grua asnjëherë nuk e di se kur do t’i duhet t’i ketë buzët e sapo lyera. Varet gjithmonë nga rrethana të caktuara. Ok, një buzëkuq. Po duhet dhe rimeli, edhe pudra, edhe lapsi, edhe glossi… dhe supi i shkretë po shtrembërohet.

Ilaçe
Të bëjnë gjithmonë punë t’i kesh me vete. Se ti nuk e di se kur do fillojë të të dhembë koka, dhëmbi, barku, kurrizi, këmba, gishti, thoi, floku… Po gjithsesi atë Oki-n që rrotullohet sa në një çantë në tjetrën që nga 2010-a edhe mund ta hedhësh. Ngado të rrotullohesh e ke një farmaci.

Piskatore dhe limë
Asnjëherë, po asnjëherë, kuuuuurrë nuk i gjen kur të duhen. Cepin e thoit e kafshon me dhëmbë, vetullat i heq te estetistja. “Te cila çantë do t’i kem lënë?”, është pyetja e shekullit. Po pse s’i lë fare në shtëpi, aman? Se mos i ke përdorur ndonjëherë.

Llastiqe dhe karfica për flokët
Nuk i ke humbur, nuk janë aspak kujtime të largëta, nuk i ke pare në ënderr… Ato 837456 llastiqe e karfica që ke blerë sa herë ke shkelur në një supermarket, ekzistojnë vërtet. Janë nëpër cepat e çantave dhe nuk ke për t’i gjetur kurrë atëherë kur të duhen. Ama kur kërkon çelësat ose celularin do të të ngatërrohen të paktën dhjetë të tilla nëpër duar. Hidhi fare.

Silolapsa
Një blu, një i kuq, një jeshil, një që nuk shkruan, një që s’të hyri kurrë në punë. Vendos kë do mbash.

Letra, etiketa, kuti bosh… d.m.th plehra
Meqë çanta tënde nuk është një kosh plehrash, vendos pak t’i hedhësh biletat e kinemasë që nga gushti i kaluar, kutitë e çamçakëzave, karameleve, cigareve, etiketat e rrobave, shamitë e përdorura (mos bëj sikur s’ke të tilla)!

Rërë dhe gurë
Sidomos gjatë verës nuk ke shumë kohë të ndërrosh çantën kur të del ndonjë shëtitje pa plan në det. I fut gjërat e plazhit në çantën e zakonshme dhe pastaj i heq gjërat po pa rërën që kanë lëshuar. E dimë që do ta shkundësh ndonjë ditë, po vendos se erdhi vera prapë.

Tufa me çelësa
As Shën Pjetri nuk kishte aq shumë çelësa sa kemi ne nëpër çanta. Pjesa më e madhe e tyre nuk e di as kë derë hap. Rrezik në çantën tënde do ta ketë gjyshja edhe çelësin e sëndukut që e kërkoi para se të vdiste.

Cigare & Co
Nëse je duhanpirëse me siguri e ke një çantë plot me kuti bosh cigaresh, çakmakë, cigare të thyera. Duhen pastruar edhe këto ndonjëherë. Ose ndoshta bën mirë ta lesh duhanin fare. Për të mirën tënde dhe për të mirën e çantave të shkreta.

Deodorant dhe parfume
Sigurosht që të hyjnë në punë. Është mirë të ketë njeriu një gjë me erë të mirë për çdo rast. Po çanta po jep shpirt. Mbaj më mirë sete udhëtimi. Janë praktike dhe janë shpikur tamam për këtë punë.

Monedha
T’i kthejnë kusur dhe përton të hapësh portofolin e t’i futësh aty. Monedhat përfundojnë përherë cepave të çantave. S’bën keq t’i nxjerrësh dhe t’i numërosh. Rrezik i ke bërë lekët e pushimeve për këtë vit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook