Blerja e klikimeve është një nga fenomenet që shqetëson shumë artistë, të cilët pavarësisht punës së madhe nuk arrijnë asnjëherë me ndershmëri nivelin e kolegëve që i quajnë “mediokër”.
I fundit që ka reaguar për këtë çështje është Elgit Doda, i cili ka sulmuar një kolegun e tij specifik, duke e ka akuzuar për blerjen e klikimeve. Ndonëse nuk ka përmendur emrin e kolegut, kantautori ka shkruar në rrjetet sociale, “Një milionë klikime s’po i bën Eminemi për 24 orë, jo t’i bësh ti me kanatjere, me shapka me gisht, lumë klikimesh pas 205-tës”, shkruan Doda.
Në fakt me një llogaritje të thjesht, edhe gjendet se për kë e ka ironinë, pasi ata që kapin këto shifra në Shqipëri janë të paktë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu