Nuk është hera e parë që deputeti Erion Braçe rrihet. Ne në tiranapost.al bëmë disa kërkime dhe gjetëm foto e video që tregojnë se sa herë është rrahur e dhunuar deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili edhe sot ‘e hëngri’ një shpullë nga deputeti i PD-së Flamur Noka.
Rasti më i famshëm që shumë persona e mbajnë mend është ai i 26 Majit të vitit 1996 (kur President ishte Sali Berisha), deputeti i PS-së Eiron Braçe u rrah së bashku me shumë opozitarë të tjerë në sheshet e Tiranës nga policia dhe SHIK-u.
Erjon Braçe, asokohe përfaqësonte në parlament votuesit e Beratit, Kuçovës, Poliçanit dhe Skraparit.
Vite më vonë Braçe postoi këtë foto në rrjetet sociale.
Më vonë rreth viteve ‘98-99, thuhet se Erion Braçes ju vendos një bombë në makinën e tij. Kaq dimë për këtë ngjarje, nuk dimë arsyet përse.
Rrahja e radhës për Erion Braçen ishte para 4 vitesh, kur mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ka degjeneruar në sharje dhe përdorim të dhunës fizike. Deputetet Erjon Braçe dhe Flamur Noka kanë shkëmbyer ofendime midis njeri-tjetrit duke degjeneruar edhe në goditje çka ka detyruar kryetarin Spaho të ndërpresë mbledhjen disa herë për qetësimin e situatës. Sherri ka arritur kulmin kur deputeti Noka ka goditur me shkelm kolegun e tij Braçe në korridorin në dalje të sallës ku zhvillohej komisioni.
Më pas në Prill të vitit 2016 tre deputetë të opozitës dhe një i mazhorancës u përjashtuan për pesë ditë nga Kuvendi. Erjon Braçe, Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta janë dënuar për shkak të fjalorit të rëndë e fyes si dhe veprimeve gjatë seancës së shkuar parlamentare, e cila u ndërpre për shkak të grindjes mes këtyre deputetëve. Në këtë rast deputetët Edi Paloka dhe Roland Keta janë ngritur nga vendet e tyre dhe janë drejtuar drejt foltores për të sulmuar dhe dhunuar deputetin Erion Braçe.
Ndërsa e fundit ishte sot, kur deputeti i PD-së u ngrit nga karrigia e tij dhe qëlloi deputetin Braçe. Burime për tiranapost.al thanë se sherri Braçe-Noka nuk ka filluar dje por i ka rrënjët në shumë debate të tjera të bëra në komisionet parmalentare por edhe në sallën e Parlamentit. Deputetët kanë shkëmbyer fyerje me njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshëm që kur Noka është emëruar anëtar i Komisionit të Ekonomisë. Pak muaj më parë në një debat të ngjashëm në këtë Komision Noka i drejtohet Braçes duke i thënë ‘të kap prej veshësh dhe të nxjerr përjashta’. Kjo solli edhe reagimin e Braçes: ‘Deri më sot nuk më ka prekur njeri me dorë, kush guxon të më preke duhet të bëjë hesap kokën’. Edhe ditën e shtunë kur Komisioni i Ekonomisë zhvilloi mbledhjen e tij jashtë radhe dy deputetët janë konfliktuar me njëri-tjetrin por nuk kanë arritur deri në goditje. Deputeti Flamur Noka kërkoi prej deputetit Brace sqarime për disa ofendime që ky i fundit i kishte bërë atij duke e quajtur skuth. Me gjithë tonet e ashpra të dy deputetëve Brace dhe Noka të shtunën situata nuk arriti deri në përplasje fizike./Tiranapost
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu