Aktualitet
Kioska për të tërë…
Denoncimi i Jamarbër Malltezit:
1 kryqezim = 4 kioska
300 metra rruge = 7 kioska!!!
Cmenduri kioskash “me biografi te mire” ne Tirane!!! Vec 300 metra eshte nga lodrat e rruges se Elbasanit e deri tek kryqezimi i Partizanit te panjohur dhe kane mbire 7 kioska te reja! Ata qe per zenie hapesire publike arrestojne hallexhinjte me 1 arke presh dhe sekuestrojne rrushin, kane zaptuar token e Pronareve denbabaden per te ngrit monopolin e kioskave per interes te xhepit vetjak. Tek lodrat e rr. Elbasanit jane ngrit 2 kioska, tek kryqezimi i rr. Elbasanit me lanen ka prape 2 kioska ne secilen ane te lanes, pak me siper prane qendres Toptani prape nje e madhe, prape nje tjeter tek partizani i panjohur dhe e shtata tek kryqezimi!!! Cmenduri, babezi, dhune ndaj siperfaqeve publike dhe pronave private per te vjedhur me leje ca qerratallare me biografi te mire. Turp dhe trishtim!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu