Lidhu me ne

Temporal

Për një dashuri të përjetshme – Gazmend Aga

Për një dashuri të përjetshme – Gazmend Aga

Nga Gazmend Aga

Jetojmë në kohë ku paraja, konsumimi e materialja kanë zënë fronet e zemrave dhe fatkeqësisht po humbasim pothuajse të gjitha vlerat. Duket qartë që peshorja e vlerave ka ndryshuar. Të jesh i ndershëm, i drejtë e punetor mund të cilësohet si dobësi.

Atdhedashuria, sakrifica për kombin e fenë gjenden në njerëz të rrallë, por të çmuar. Një nga vlerat e rrezikuara prej këtij tehuajësimi i gjithçkaje, është edhe dashuria. Shpesh në ditet e sotme dashuri konsiderohet vetem ajo mes një mashkulli dhe një femre, por harrohet universalizmi i dashurise. Dashuria është shpirti i universit, thelbi i qënies, rruga e profetëve, komunikimi me Zotin, ura mes zemrave të njerëzve, çelësi i lumturisë së dy botëve dhe arsyeja e ekzistencës sonë.

Dashuri është të duash për tjetrin siç do veten, të rendësh për të lartësuar vlerat, të jetosh për të jetësuar. Dashuri është shpresa për të jetuar, përpjekja për familjen. Sot bota është bërë si një fshat i vogël ku distancat janë shkurtuar, por shpirtërisht nuk po puqen më bashkë vëllai me motrën, bashkëshorti me bashkëshorten, fqinji me fqinjin, mësuesi me nxënësin. Dashuria për prindërit të shpie në parajsë. Dashuria e sinqertë për bashkëshortin/en ta bën edhe këtë jetë parajsë. Dhuro dashuri, por jo veç duke blere.

Dhuro dashuri duke i dhuruar kohë, besim, lutje, sakrifice, vleresim, dhembshuri. Sipas fesë, dashuria kërkon sinqeritet, durim, sakrificë e mbi të gjitha rrespekt. Vlera që i japim njëri tjetrit mbetet matësi i dashurisë. Jam munduar të përmbledh disa këshilla nga feja për të arritur lumturinë bashkëshortore; Kur hyn ne shtepi futu me përshëndetje paqësore! Vështroje atë me dashuri! Vije re çfarë bën dhe buzëqeshi! Thuaji që e do! Luaj me te! Shpenzo kohë me të duke bërë çi pëlqen asaj e çtë pëlqen ty!

Mbështete atë! Ndihmoje me punët e shtëpisë! Ha e pi së bashku me të! Thirre me emra të ëmbël! Bisedo me të! Sillu i ëmbël, i këndshëm dhe i butë me të! Mos e gënje! Këshillohu me të! Falenderoje për gjithçka bën! Merri dhurata! Tregohu i kujdesshem dhe i këndshëm me të! Hesht në rast problemesh! Respektoja të afërmit! Më e rëndësishmja; Lutu për të..!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix21 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix21 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix21 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix22 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar22 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore1 ditë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Facebook