Kryesore
Operacioni “Kolaudimi”
Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se i merrnin qytetarëve shuma nga 3 mijë deri në 15 mijë lekë për kolaudimin e makinave. Operacioni i koduar “Kolaudimi” i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, të Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, pas një pune disa mujore vuri në pranga 6 persona.
Të arrestuarit janë:
1-Bashkim RRAPI, 47 vjeç, banues në Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
2-Agim BUDLLA, vjeç 45, banues në njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.
3-Alban SALA, 42 vjeç banues në Tiranë.
4-Fatmir RRAPI, 31 vjeç, banues në Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
5-Avni BUDLLA, 26 vjeç lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.
6-Eduart BUDLLA, 26 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu