Vijojnë projektet e Bashkisë Kamëz, mes tyre ndërtimi i rrugës “Gurrë” dhe i KUN-së në lagjen 2 Bathore
Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe i rrugës “Gurrë” në lagjen 2 Bathore është një investim me rëndësi të madhe për komunitetin e banorëve që banojnë në këtë zonë. Duke pasur parasysh nevojat dhe shqetësimet e tyre, Bashkia Kamëz ka parashikuar që të ndërtojë rrugën dhe rrjetin e KUN-së në këtë segment rrugor. Rruga “Gurrë” ndodhet në lagjen nr. 2 në Bathore dhe segmenti ku do të investohet ka gjatësi 190 ml dhe gjerësi 4 ml. Duke pasur parasysh që kjo zonë ka pasur probleme me kanalizimet, ndërtimi i kësaj rruge dhe i linjës së KUN-së do ta lehtësojë shkarkimin e ujërave të ndotura të zonës, duke pasur parametra bashkëkohorë, që i përshtaten zhvillimit të zonës dhe krejt qytetit të Kamzës. Gjithashtu, edhe ndërtimi i rrugës do të ndikoje në lëvizjen më të lehtë të banorëve dhe automjeteve që do të kalojnë aty. Në këtë mënyrë, vijon angazhimi i Bashkisë për të ndërtuar një infrastrukturë bashkëkohore në çdo cep të qytetit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu