A keni menduar ndonjëherë pse ashensorët kanë pasqyra? Ka tre arsye që lidhen me këtë fakt, në aspektin psikologjik estetik dhe të sigurisë.
Së pari, njerëzit zakonisht mërziten duke qëndruar në ashensor. Pasqyra heq vëmendjen e njerëzve kryesisht impulsivë të cilët nuk mund të rrijnë shumë gjatë brenda një ashensori dhe psikologjikisht ata fokusohen duke parë veten e tyre në pasqyrë, kështu koha kalon dhe vjen momenti kur dera e ashensorit hapet.
Arsyeja e dytë, shumë njerëz vuajnë nga claustrophobia, klaustrofobia që do të thotë frikë për të qëndruar në hapësira të vogla ose të mbyllura, ata që vuajnë nga klaustrofobia përjetojnë panik në këto ambiente dhe mendojnë se do u merret fryma dhe nuk do mund të shpëtojnë të dalin nga aty. Pasqyra bën që ata të ndjehen sikur janë në një hapësirë më të madhe dhe më të gjerë.
Së fundmi pasqyra ndihmon njerëzit të shohin veten të pasqyruar, dhe gjatë kohës që ndodhen brenda vajzat mund të rregullojnë flokët apo tualetin ndërkohë që ashensori bën punën…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu